Zgjedhjet
LVV-ja i dërgon letër PZAP-it rreth veprimeve të Dakës
Demokracia
12:20 | 26 Janar 2021

Share:

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alim Rama dhe Sami Kurteshi i kanë shkruar letër Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për veprimet e fundit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Në letër e siguruar nga Demokracia.com, thuhet se vendimet e Dakës rreth moscertifikimit, janë në kundërshtim me përgjegjësit e KQZ-së.

“Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme pa rekomandimin e ZRPPC dhe pa vendimin e KQZ, ka hartuar së pari arsyetimet në vendimet e KQZ-së për moscertifikimin e subjekteve politike dhe të listave të tyre për kandidim”, thuhet në letër.

Kujtojmë se KQZ-ja javën e kaluar nuk ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkak që sipas listës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në listën e tyre ka kandidatë që kanë qenë të dënuar në tri vitet e fundit.

Për këtë çështje, LVV-ja ka dorëzuar ankesë në PZAP dhe vendimi pritet të publikohet pasditen e sotme.

Lexo edhe: 

Moscertifikimi i kandidatëve, PZAP-i pasdite e publikon vendimin

Pëveç LVV-së, në PZAP janë ankuar edhe pesë subjekte të tjera, përfshirë AAK-në dhe Nismën. /Demokracia.com/

Të ngjashme