Lajme
Deklarohet Albin Kurti pas certifikimit të rezultateve zgjedhore
Demokracia
17:29 | 13 Mars 2021

Share:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti ka reaguar pas certifikimit të rezulatatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Kurti ka shkruar se fituan në referendum.

“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.”

Më poshtë gjeni postimi e plotë pa ndërhyrje:

Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.

Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.

U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.

Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!/Demokracia.com

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1088617804971436

 

Të ngjashme