Lajme
Moscertifikimi i kandidatëve, PZAP-i pasdite e publikon vendimin
Demokracia
10:27 | 26 Janar 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasditen e sotme do të publikojë vendimin e apeleve të partive politike.

Gjashtë parti politike kanë dorëzuar nëntë apele në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për moscertifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, ka thënë për Demokracia.com, se vendimi i këtij institucioni do të publikohet pasditen e sotme në faqen zyrtare.

“Vendimet merren dhe publikohen sot pas dreke në faqen zyrtare të PZAP-it”, ka thënë shkurt Desku për Demokracia.com.

Vendimin e PZAP-it po presin Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate dhe tre subjekte të tjera që nuk iu certifikuan listat e kandidatëve të premten nga Komisioni Qendror Zgjedhor meqë kanë të përfshirë njerëz të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit nga gjykatat.

Ndërkaq, pas vendimit të PZAP-it, partitë politike mund të ankohen në Gjykatën Supreme ndërkaq të gjitha këto procedura duhet të përmbyllën më së largu deri më 31 janar. /Demokracia.com/

Të ngjashme