Lajme
Hoxhiq: Kam familjarë shqiptarë, serbë e malazezë, ku janë ato vota?
Demokracia
23:30 | 12 Mars 2021

Share:

Adrijana Hoxhiq nga Komuniteti i Bashkuar, po pretendon se PZAP-ja dhe Gjykata Supreme kanë vjedhur votat e saj që i fitoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoxhiq në KTV ka deklaruar se ajo ka familjarë shqiptarë, serbë e malazezë dhe se ata kanë të drejtë t’i japin asaj votën, raporton Demokracia.com.

“Mos harroni, unë vij nga një familje multietnike. Kam familjar shqiptar, serb, malazez. A do të thotë që anëtarët e familjes time nuk kanë të drejtë të ma japin votën mua veç pse nuk janë boshnjakë? Është bërë vjedhja e 4205 votave nga institucionet e Kosovës. Ku janë këto vota? A vendosin qytetarët për vullnetin e tyre apo Supremja? I ka vjedhur PZAP-ja, Supremja. Ku është vullneti i qytetarëve?”, u shpreh Hoxhiq.

Kujtojmë se Gjykata Supreme sot ka vendosur që ta refuzojë si të pabazuar ankesën e Adrijana Hoxhiq kundër vendimit të PZAP-së.

Supremja përmes një njoftimi për media arsyetoi vendimin se numri i votave të fituara nga ky subjekt politik nuk përputhet me numrin e votuesve të komunitetit boshnjak në komuna të caktuara./Demokracia.com/

Të ngjashme