Lajme
Visar Ymeri komenton fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje
Demokracia
19:34 | 13 Mars 2021

Share:

Analisti politik, Visar Ymeri ka komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, parti të cilën e drejtonte dikur.

Ymeri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se të fiton 50 për qind të votave në zgjedhje është përgjegjësi e madhe, përcjell Demokracia.com.

“Rezultati u çertifkua. LVV’së Urime! 50% është përgjegjësi e madhe. VV ka shansin ta drejtojë vendin drejt transformimit ekonomik e shoqëror. Pa nevojë kompromisi programor. Kosova ka nevojë për barazi, zhvillim dhe drejtësi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Sipas të dhënave përfundimtare të KQZ-së, përqindja e daljes në zgjedhje ka qenë 48,78 për qind.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bënë të ditur se nga numri i votuesve, Lëvizja Vetëvendosje ka 438 mijë 335 vota ose 50,28 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka gjithësej 148 mijë 285 vota, apo 17 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 110 mijë 995 vota ose 12,73 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 62 mijë vota 111 ose 7.12 për qind. Lista Serbe ka 44 mijë e 407 vota apo 5.09 për qind.

Nisma Socialdemokrate ka 21 mijë e 997 vota apo 2.52 për qind, duke mos e kaluar kështu pragun zgjedhor./Demokracia.com/

Të ngjashme