Lajme
Mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës, vjen reagimi i ashpër nga Meliza Haradinaj-Stublla
Demokracia
12:49 | 13 Mars 2021

Share:

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas certifikimit të rezultatit zgjedhorë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Certifikimit i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), e ka lënë jashtë kuvendit ish-ministren e Punëve të Jashtme dhe Disasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Kjo e fundit, ka reaguar sot përmes një shkrimi në Facebook.

“Incizimi i inskenuar e i sponzorizuar, që u publikua ditë më parë, që u interpretua nga pseudo-portalet sipas dëshirës së porositësve, se kinse bashkëshorti im implikohet në bisedat e ulëta që zhvilloheshin në atë video 30 minutëshe, përmban tregues të mjaftueshëm e të bindshëm për inskenimin e dobët teatral që bëri banda kriminale sponzorizuese e kësaj fushate denigruese KUNDËR MEJE.”, ka shkruar ajo.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

SKEMA KRIMINALE FUNKSIONOI…

… për të më njollosur rrënjësisht mua dhe familjen time, dhe për të tjetërsuar rezultatin që u certifikua sot sipas planit duke varrosur të vërtetën e vullnetit qytetar!

Incizimi i inskenuar e i sponzorizuar, që u publikua ditë më parë, që u interpretua nga pseudo-portalet sipas dëshirës së porositësve, se kinse bashkëshorti im implikohet në bisedat e ulëta që zhvilloheshin në atë video 30 minutëshe, përmban tregues të mjaftueshëm e të bindshëm për inskenimin e dobët teatral që bëri banda kriminale sponzorizuese e kësaj fushate denigruese KUNDËR MEJE.

Por, t’i kthehemi substancës:

Tani që u raportua se dy veglat e krimit të videos kanë dalë para drejtësisë, skenari dhe porositësit e tij besoj fuqishëm se përfundimisht do të zbardhen me zbulimin e identitetit të protagonistit të tretë X1 (dhe mendoj kryesor) të video-inskenimit. I bëj thirrje publike Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi, i cili apostrofohet nga personi i tretë në këtë video publike në minutin 25:10, që të deklarohet se nëse ekziston lidhja e tij me këtë person, nëse e ka takuar siç po pretendohet në video, dhe kush është ai. Personi i tretë zbardhë gjithçka… madje edhe porositësin ‘politik’ që ka udhëzuar inskenimin e kësaj videoje, dhe ka kurdisur votat në QNR!

Faktet janë kokëforta, dhe e vërteta është brutale.

Në pritje të saj…

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/260270852385648

 

 

Të ngjashme