Lajme
Cilat janë procedurat për formimin e institucioneve, pas certifikimit të rezultateve?
Demokracia
15:54 | 13 Mars 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, teksa tani janë në pyetje procedurat që do të vijojnë më pas. Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakon se kush duhet të zgjedhet në fillim, qeveria apo presidenti.

Kështu ka deklaruar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”.

“Nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit. Deputetët të cilët përmes nënshkrimeve të tyre mbështesin kandidaturat për president. Pasi të sigurohen të paktën dy kandidatë me nga 30 nënshkrime të deputetëve, tek atëherë Kryesia e Kuvendit mund të caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit. Kurse zgjedhja e qeverisë varet nga UD Presidentja dhe kandidati për kryeministër”, ka shkruar ai, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Kushtetua nuk përcakton se pas konstituimit të Kuvendit, a duhet të zgjedhet fillimisht presidenti apo qeveria.

Nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit. Deputetët të cilët përmes nënshkrimeve të tyre mbështesin kandidaturat për president. Pasi të sigurohen të paktën dy kandidatë me nga 30 nënshkrime të deputetëve, tek atëherë Kryesia e Kuvendit mund të caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit.

Kurse zgjedhja e qeverisë varet nga UD Presidentja dhe kandidati për kryeministër. UD Presidentja duhet të dekretojë mandatarin për formimin e qeverisë brenda një kohe të arsyeshme. Pastaj është në dorën e mandatarit se kur brenda brenda periudhës prej 15 ditëve do të kërkojë thirrjen e seancës së Kuvendit për të paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar dhe kërkuar besimin.

Praktika e ndërtuar në vitin 2011 është që fillimisht të zgjedhet presidenti pastaj qeveria. Kështu do të ishte mbarë e mirë të veprohet edhe tani. Madje, ky do të duhej të ishte edhe kushti i partive opozitare për të qëndruar në sallë për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të evitimit të vakumit institucional./Demokracia.com/

Të ngjashme