Arte
84 vite nga botimi i kreyveprës “Lahuta e Malcisë” nga Gjergj Fishta
Demokracia
15:16 | 08 Prill 2021

Share:

Kryevepra e Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcisë” mbush 84 vite që nga publikimi.

Më 8 prill 1937 u botua kryevepra letrare monumentale shqiptare e Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malcisë”.

Gjergj Fishtës iu deshën plot 32 vite për të përfunduar kryeveprën e tij e cila përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta.

Ajo nuk është një poemë që ka vetëm një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha.

Heronjtë e Lahutës janë të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, të cilët kanë ngjajshmëri, për shkak të heroizimit shqiptar.

Vepra nis me këndimin e heroizmave shqiptare për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të përqendruara në Shqipërinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për të kapur ndodhitë e cilësitë shqiptare.

E ndikuar nga këngët epike veriore, përmban elemente të besimeve popullore shqiptare dhe ndikime të letërsisë sllave të jugut. /Demokracia.com/

Të ngjashme