Lajme
Sunak shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Britani, më 4 korrik
Demokracia
18:33 | 22 Maj 2024

Share:

Rishi Sunak e ka bërë vendimin publik: Mbreti Charles ka dhënë miratimin që Britania e Madhe të shkojë në zgjedhje më 4 korrik, duke shkrirë Qeverinë dhe duke shpërndarë Parlamentin.

Fillimisht, përpara dhënies së vendimit, Sunak mbajti një fjalim nga Downing Street.

Rishi Sunak fillon duke thënë se pesë vitet e fundit e kanë parë vendin duke luftuar në kohët më sfiduese që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kryeministri tha se vendi ka luftuar me këto sfida dhe kjo e bëri atë krenar që është britanik.

Ai përmend skemën e pushimit dhe thotë se miliona u ngritën në momentin kur goditi pandemia.

Ndërsa më pas, konfirmoi se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 4 korrik.

“Për shumë nga ne është e vështirë të harrohen përmasat e asaj çfarë kaluam”, vijoi ai më tej.

Kryeministri përmend pandeminë Covid-19 dhe “luftën e kthimit në Evropë, pasi Vladimir Putin pushtoi Ukrainën”, të cilat ai tha se kishin një ndikim në faturat e energjisë së njerëzve.

“Stabiliteti ekonomik është themeli i çdo suksesi,” shton ai.

Sunak vazhdon duke thënë se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është ende në rritje dhe inflacioni është kthyer në normalitet.

Ai thotë se kamatat kanë rënë dhe plani i qeverisë po funksionon.

Kryeministri shton se e di se për shumë njerëz aktualisht gjërat nuk janë të lehta.

Por, sipas tij, pyetja që shtrohet tani është: Kujt i beson populli?

Është çasti për të vendosur të ardhmen e Britanisë, thotë ai, për të vendosur nëse doni të “ndërtoni mbi të ardhmen që keni bërë ose rrezikoni të ktheheni në fillim”.

Lufta në Ukrainë ka kërcënuar sigurinë globale, shton Sunak.

“Migracioni po armatoset nga shtetet armiqësore për të kërcënuar integritetin e kufijve tanë”, vijon.

Sunak thotë se ka kohë të pasigurta përpara dhe këmbëngul se ai dhe qeveria e tij kanë një plan të qartë dhe se qeveria ka krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët në MB.

Ai e pranon se nuk mund dhe nuk do të pretendojë se i kanë bërë gjithçka siç duhet gjatë kohës që janë në pushtet, por thotë se është krenar për atë që kanë arritur dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmen.

Sunak më pas rendit disa nga ato që ka bërë qeveria, duke përfshirë dhënien e “fondit rekord” për NHS, përmirësimin e leximit të fëmijëve, vendosjen e sigurisë së energjisë mbi “dogmat mjedisore” dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

Të ngjashme