Lajme
“Kjo tregon sa keq është zhytur Kosova”, Hoxhaj: Palestina do të njihet nga tri shtete, Kosova nga asnjë
Demokracia
18:26 | 22 Maj 2024

Share:

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka komentuar lajmin se Spanja, Norvegjia dhe Irlanda shumë shpejt do ta njohin shtetin palestinez.

Ajo ka bërë me dije se në këtë kohë kur Kosova ka dështuar të anëtarësohet në Këshill të Evropë nuk pret asnjë njohje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon se sa keq është zhytur Kosova nëm udhëheqjen e Albin Kurtit.

“Lajmi i fundit sot është se Spanja, Norvegjia dhe Irlanda thanë se do të njohin një shtet të pavarur palestinez. Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe dështimin në marrje të një njohje të vetme, kjo tregon sa keq është zhytur Kosova ndërkombëtarisht nën udhëheqjen e Albin Kurtit! Thelbi i problemit politik që ka Kosova është marrë peng nga Albin Kurti duke mashtruar opinionin sesa që është e shqetësuar për rreshtimin e gabuar gjeopolitik, nën udhëheqjen e kësaj qeverie anti-evropiane dhe anti-perëndimore, që për qëllim ka rrënimin e gjithë asaj që është ndërtuar më 1999 dhe 2008 në Kosovë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme