Arte
Përmes vallëzimit, kërcimtarë profesionistë i kundërpërgjigjen ofendimeve të ministrit Çeku
Demokracia
18:10 | 25 Prill 2022

Share:

Koreografët e Kosovës kanë organizuar një protestë kundër shkeljes së dinjitetit profesional në ditën Botërore të Vallëzimit me 29 prill në sheshin Zahir Pajaziti para MKRS-së në orën 10:00, shkruan gazeta Insajderi.

Koreografi Robet Nuha  ka thënë se kjo protestë organizohet nga koreografë e kërcimtarë profesionistë që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës, me qëllimin e vetëm që zēri i tyre të dëgjohet qartë dhe të mos injorohet si deri më tash nga institucioni i MKRS-së

“Me këtë rast ne kërkojmë vlerësimin e shkollimit tonë në Koreografi, angazhimin dhe konsulencën me ekspertizën e kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë!

Fyerjet publike, të cilat tentojnë  të zh’bëjnë shkollimin tonë, janë të papranueshme. Është ky edukim universitar që bën të mundur kontributin tonë në shkollimin e  brezave të ardhshëm në Kosovë.

Baleti, Kërcimi dhe Koreografia egzistojnë në Kosovë qe pas lufte. Detyrë e Ministrisë dhe e ministrit është mbështetja dhe përkrahja e jo të fyhet e degradohet për ditë pa marrë përgjegjësi askush!”, shkruan Nuha në  një status në Facebook.

Komuniteti artistik, me theks të veçantë koreografët kosovarë e kanë marrë shumë për zemër deklaratën e Ministrit Hajrulla Çeku ku është shprehur se “Nuk kemi një nivel të shkollimit superior në balet”. Ata e morën si ofendim këtë ndaj tyre, në lidhje me këtë koreografët tregojnë për Insajderin që kanë shkollim superior, duke e demantuar ministrin ku sipas tyre besojnë që ua ka borxh një kërkim falje ose në të kundërtën ata paralajmërojnë që do të mbajnë protestë para Ministrisë së Kulturës.

 

Të ngjashme