Arte
Sugjerim për lexuesit nga Demokracia.com – Filmi që duhet të shihni patjetër: “El robo del siglo”
Demokracia
19:39 | 18 Prill 2021

Share:

Grabitja e shekullit në Argjentinë, ndodhi në vitin 2006.

E në vitin 2020, kjo ngjarje është shndërruar në film me titull “El robo del siglo”, që mes seriozitetit, përmbanë edhe doza të shumta komedie.

Madje, humori në krejt këtë ngjarje të madhe ku grabitet Banka Rio, më e madhja në Argjentinë, është pjesë e rëndësishme e filmit.

Kjo për faktin se e gjithë grabitja bëhet me armët lodra. Ideja për këtë grabitje nis në një natë me shi e planifikuesi është një trajner i xhudos.

Ky i fundit krijon grupin e harton planin kurse e gjithë grabitja bëhet për disa orë. Por si ndodhi e gjithë ngjarja dhe përse grabitësit edhe pse vodhën milionat, përfshirë kallëp ari, u dënuan vetëm nga 1 e deri në 7 vjet burg?!

Për këtë edhe shumë ndodhi që e përcjellin ngjarjen, ia vlenë të shikohet filmi “Vjedhja e shekullit”./Demokracia.com/

Të ngjashme