Lajme
Gjakovë: Një person plagoset rëndë nga një mjet shpërthyes
Demokracia
17:00 | 25 Maj 2024

Share:

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet shpërthyes paraditen e sotme.

Siç raporton indeksonline se incidenti ka ndodhur në Babaj të Gjakovës.

Viktima është dërguar për tretman së pari në spitalin e Gjakovës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore” pohoi Elezi.

Të ngjashme