Lajme
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se ka rrëmbyer një 19 vjeçare
Demokracia
16:55 | 25 Maj 2024

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet se ka rrëmbyer një vajzë në Fushë Kosovë.

Policia përmes një njoftimi për media, ka thënë se sot ka pranuar një informatë nga një 19 vjeçare, e cila dyshohet që është rrëmbyer me forcë në fushë Kosovë nga një 23 vjeçar.

E njëjta, dyshohet se ishte në një pikë karburanti në Bibaj të Ferizajt, ku i dyshuari e kishte dërguar.

“Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin GJ.H, i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimin femër të dalë jashtë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, gjithashtu në stacionin e policisë është sjellur edhe viktima femër.” – thuhet tutje.

Policia ka njoftuar se ka dërguar për intervistim të dyshuarin dhe viktimën në Fushë-Kosovë.

Të ngjashme