Lajme
Fillojnë reagimet qytetare: “Elza Ujkani kompensohet me dëmshpërblim 110 mijë euro, familja e policit Afrim Bunjaku me 50 mijë euro”
Demokracia
17:51 | 25 Maj 2024

Share:

Më 24 shtator, pas një sulmi terrorist të grupit të Milan Radojçiqit në veri të vendit, ra në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.

Qeveria e Kosovës tri ditë më pas vendosi t’i ndajë një shumë prej 50 mijë eurosh për familjen e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjakut, shkruan Demokracia.com.

Kjo shumë është pakrahasimisht më e vogël me atë që iu nda Elza Ujkanit, qytetares që i ra çatia e objektit të Komunës së Prishtinës.

Kjo ka ngjallur reagime te shumë qytetarë, të cilët kanë filluar ta shprehin pakënaqësinë e tyre nëpër rrjete sociale.

Kuvendi Komunal i Prishtinës dje votoi që Elza Ujkani të kompenzohet me 110 mijë euro.

Elza Ujkani që është motra e deputetes së VV-së, Fjolla Ujkanit, më 18 janar, deri sa po kalonte afër objektit të Komunës së Prishtinës, nga erërat e forta, çatia e objektit i kishte rënë mbi kokë. Fatmirësisht, gjendja e Ujkanit tash është më stabile. Ajo më 25 mars është liruar nga spitali.

Deputetja Ujkani tregon pse iu ndan motrës së saj 110 mijë euro

Deputetja ka thënë se këto para që janë ndarë nuk janë kompensim, por i duhen motrës së saj për ta vazhduar trajtimin.

Ajo tha se Elza Ujkanit i nevojitet një operacion jashtë vendit. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme