Sport
Si u mundua Ratcliffe ta blinte gjysmën e Barcelonës para se të rikthen vëmendjen te Man United
Demokracia
12:11 | 01 Korrik 2023

Share:

Manchester United aktualisht është përfshirë në një betejë të tensionuar për blerje. Dy grupe, të kryesuar nga Sir Jim Ratcliffe dhe Sheiku i Katarit Jassim bin Hamad al-Thani, po luftojnë për të marrë kontrollin e gjigantëve të Ligës Premier Ligës, shitja e të cilave vlerësohet në 7.5 miliardë euro.

Para se të përpiqej të merrte drejtimin e Man United, Ratcliffe u përpoq të blinte gjysmën e aksioneve të Barcelonës, raporton Mail Sport.

Ratcliffe u përpoq të bënte lëvizjen e tij jo shumë kohë pasi Joan Laporta ishte emëruar President për herë të dytë në vitin 2021.

“Ata po planifikonin të shisnin të drejtat televizive të klubit. Ne u thamë atyre: ‘Mos e bëni këtë – ne do të vendosim dy ose tre miliardë, do të rinovojmë Camp Nou dhe do të kemi 50 për qind të pronësisë – dhe do të nënshkruajmë një akt për të thënë se nuk do ta shesim kurrë’”, bëhet e ditur në librin e shkruar nga Ratcliffe.

“Interesi ynë ishte vetëm për futbollin, jo për të fituar para. Unë mendoj se do të kishte funksionuar”.

Dyshja thuhet se kanë zhvilluar diskutime, por përfundimisht u anulua sepse do të ishte konsideruar “shumë politike”, të cilën Ratcliffe e detajoi.

“Ne folëm për këtë, por në fund, ata nuk menduan se mund të shkonin te tifozët me të. Rruga që ata po ndjekin është një fatkeqësi”.

Ratcliffe komentoi gjithashtu mënyrat e Barcelonës për të mbledhur fonde gjatë viteve të fundit, e që sipas tij është një gjë tejet e gabuar dhe klubi po shkon drejt më të keqes.

Të ngjashme