Sport
UEFA vendos se ku do të mbahen finalet e mëdha europiane për vitet 2026 dhe 2027
Demokracia
16:05 | 22 Maj 2024

Share:

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen e radhës në Dublin ku u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian, ku më kryesorja ishte zgjedhja e vendeve që do të presin finalet e kompeticioneve të UEFA-s për vitin 2026 dhe 2027.

Komiteti Ekzekutiv vendosi që finalja e Champions League për vitin 2026 të zhvillohet në Budapest, në stadiumin “Puskás Aréna”. Vendimi për zhvillimin e finales së Champions League në vitin 2027 në Milano, në stadiumin “San Siro”, për momentin është pezulluar deri në shtator, me kusht që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) të dorëzojë planin e rinovimit të këtij impianti sportiv.

Në vitin 2026, finalja e “Europa League” do të zhvillohet në Stamboll, në stadiumin “Beşiktaş Park”, ndërsa finalja e vitit 2027 në Frankfurt, në stadiumin e Eintracht. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që finalja e “Conference League” në vitit 2026 të zhvillohet në Lajpcig, në stadiumin “RB Arena”, ndërsa finalja e vitit 2027 në Stamboll, në stadiumin “Beşiktaş Park”.

Të ngjashme