Sport
Xhevdet Muriqi në vizitë në FFK, pritet nga Agim Ademi
Demokracia
13:05 | 22 Maj 2024

Share:

Agim Ademi priti në takim ish-futbollistin e gjeneratës së artë të FC Prishtina, Xhevdet Muriqi. Në këtë takim të përzemërt u diskutua për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e futbollit kosovar.

Gjatë takimit, presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij ndaj kontributit të ndritur të Xhevdet Muriqit në fushën e futbollit dhe për rolin e tij në zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.

Xhevdet Muriqi, nga ana e tij, falënderoi presidentin Ademi për pritjen dhe për interesimin e tij të vazhdueshëm për gjeneratat e kaluara të futbollit. Ai po ashtu përgëzoi kreun e FFK-së për punën e mirë në përparimin e futbollit në vend në të gjitha aspektet.

Të ngjashme