Sport
PSG-ja dhe Messi arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës
Demokracia
19:57 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje verbale me Lionel Messin për të vazhduar kontratën.

Gazetari italian dhe një nga më të besuarit për sa i përket merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se palët kanë arritur marrëveshje, transmeton Demokracia.com.

Sipas tij, ende nuk ka ndonjë vendim për gjatësinë e kontratës dhe pagën. Ajo do të vendoset në një takim të ri që do të mbahet së shpejti.

Në lidhje me kontratën e re të Messit po punon edhe vetë presidenti i klubit, Al-Khelaifi.

“Paris Saint-Germain ka arritur një marrëveshje verbale me Lionel Messin për të vazhduar kontratën. Është një pakt verbal për të vazhduar së bashku”, ka shkruar Romano në Tëitter.


Lionel Messi pak ditë më parë triumfoi për herë të parë në Kupën e Botës me Argjentinën.

Ai ka kontratë me PSG-n deri në fund të këtij edicioni./Demokracia.com/

Të ngjashme