Lajme
Fitër Bajrami u kthye në ditë zie për disa familje kosovare| Një i vrarë, 2 të vdekur e 20 të lënduar në aksidente
Demokracia
22:00 | 02 Maj 2022

Share:

Do të duhej të ishte ditë feste në secilën familje kosovare që i përket besimit mysliman, por jo të gjithë e festuan Fitër Bajramin.

Dita e Fitër Bajramit u kthye në tragjedi për disa familje kosovare.

Gjatë kësaj dite një i ri humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe po ashtu ndodhën disa aksidente, e fatkeqësisht edhe me fatalitet.

LEXO EDHE: 

VIDEO| Pamje të aksidentit tragjik në Drenas ku humbën jetën dy persona

Një aksident në fshatin Gllobar të Drenasit, humbën jetën 2 persona dhe tre të tjerë u lënduan, ku në mesin e viktimave është edhe një fëmijë 7-vjeçar, raporton Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

Dhjetë të lënduar në një aksident në Abri të Epërme

Sipas Policisë së Kosovës, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti dhe se janë duke u bërë të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e tij.

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në Drenas, përkatësisht në Abri të Epërme.

LEXO EDHE: 

Dhjetë të lënduar në një aksident në Abri të Epërme

Siç njoftoi Policia e Kosovës, në aksidentin në Abri të Epërme janë përfshirë pesë vetura, përderisa kanë mbetur të lënduar 10 persona.

Po ashtu edhe një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën “Prishtinë-Gjilan”, përkatësisht në afërsi të digës së liqenit të Badocit, raporton Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

7 të lënduar në aksidentin te liqeni i Badocit

Edhe në këtë aksident ku ishin të përfshira dy vetura kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

LEXO EDHE: 

VIDEO| Aksident në Badoc

Një aksident tjetër ka ndodhur edhe në fshatin Baran të Pejës, ku sipas Policisë së Kosovës, dy persona janë lënduar dhe se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE: 

Çfarë po ndodh në Kosovë? – Tjetër aksident me dy të lënduar

Edhe mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, mirëpo për këtë aksident nuk dihet për të lënduar, raporton Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

Rrokulliset vetura në Mitrovicë, pamje nga vendi i ngjarjes

Kjo ditë feste shënoi një bilanc tragjik. Në të gjitha këto aksidente dy persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u lënduan.

Po ashtu një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Greikoc të Suharekës. Sipas Policisë së Kosovës një 26-vjeçar nga ky fshat nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

LEXO EDHE: 

Vdes një 26-vjeçar në Suharekë, afër shtëpisë i gjendet një armë AK-47

Policia ka bërë të ditur se në afërsi të 26-vjeçarit është gjetur edhe një armë e llojit AK-47.

26-vjeçari, është Faton Haxhaj dhe ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Ky është i riu që vdiq në Suharekë, djali i dëshmorit të kombit!

Të ngjashme