Lajme
VIDEO| Aksident në Badoc
Demokracia
17:35 | 02 Maj 2022

Share:

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh te liqeni i Badocit.

Demokracia.com ka siguruar videon nga vendi i ngjarjes dhe sipas pamjeve, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka ndonjë të lënduar, mirëpo policia e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes.

Demokracia.com ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës për të kuptuar rreth këtij aksidenti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Demokracia.com/

Të ngjashme