Lajme
Asnjë lëvizje për byzylykë që ndjekin kriminelët, ndonëse në vitin 2022 u premtua ndarja e buxhetit
Demokracia
23:29 | 28 Prill 2024

Share:

Ligji për Mbikëqyrje Elektronike ekziston që nga viti 2015, e në fund të vitit 2022, u premtua ndarja e buxhetit për blerjen e mjeteve që mundësojnë zbatimin e këtij ligji. Mirëpo, ende nuk ka asnjë lëvizje.

Vrasja e Hamide Magashit në oborr të QKUK, kishte tronditur shoqërinë kosovare.

Ajo u privua nga jeta nga ish bashkëshorti i saj, megjithëse kishte urdhër mbrojtje nga ai.

Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, kishte thënë se do të ndanin buxhet prej 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike, duke blerë bylyzykë.
Por, një gjë e tillë, afro pas dy vitesh nuk është realizuar.

Madje, përgjegjësinë për furnizimet me mjete që mundësojnë mbikëqyrjen elektronike, ia la Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporton Tëvë 1.

Por, as ky dikaster, ani pse u tha që brenda një muaji do nënshkruhej kontrata, nuk ka hapur tender akoma.

Krejt kjo, po shihet si largim i përgjegjësive ministrore.

“Ikja e përgjegjësisë së Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë në zbatimin e ligjit për mbikëqyrje elektronike. Ne e kemi këtë ligj nga vit 2015 dhe nuk është i zbatueshëm. Ky ligj i dedikohet kryesisht viktimave të dhunës në familje dhe personave që janë të dënuar me arrest shtëpiak, dhe qeveria nuk ka ndarë mjete financiare për zbatimin e këtij ligji”, thotë Anton Nrecaj nga Instituti Clard.

Vlerësohet se ka pasur hapësirë që përgjatë këtij mandati qeverisës, ta funksionalizojnë ligjin ekzistues sa i përket mbikëqyrjes elektronike.

“Ka pasur mundësi që gjatë këtyre tre viteve ta realizojë këtë, pasi që baza ligjore ekziston. Fakti që Ministria e Drejtësisë dëshiron ta arsyetojë dështimin e saj në vonesën për realizimin e mbikëqyrjes elektronike për të paraburgosurit në faza paraprake të procedurës penale, dhe t’ia vë fajin apo t’ia delegojë Ministrisë së Punëve të Brendshme, është vetëm një lloj tendence për justifikim”, thotw avokati Asdren Bytyqi.

Ky ligj zbatohet për mbikëqyrjen elektronike të personave, ndaj të cilëve me vendim të gjykatës janë vendosur masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit, dhe urdhrat mbrojtës ose të mbrojtjes emergjente, të parashikuar me Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje.

Të ngjashme