Lajme
Ky është i riu që vdiq në Suharekë, djali i dëshmorit të kombit!
Demokracia
20:50 | 02 Maj 2022

Share:

Një 26-vjeçar nga fshati Greikoc i komunës së Suharekës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 26-vjeçari ka ndërruar jetë pasditen e sotme.

Sipas raportimeve të mediave lokale dhe publikimeve në rrjete sociale, viktima është Faton Haxhaj, djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj, raporton Demokracia.com.

Policia e Kosovës vdekjen e 26-vjeçarit e ka cilësuar si të dyshimtë përderisa është bërë e ditur se në afërsi të shtëpisë së tij është gjetur një armë e llojit AK-47.

Fotografi e marrë në profilin e të ndjerit në rrjetin social Facebook.

LEXO EDHE: 

Vdes një 26-vjeçar në Suharekë, afër shtëpisë i gjendet një armë AK-47

Haxhi Haxhaj, ishte vrarë më 29 mars të vitit 1999 në vendin e quajtur Gallush në fshatin Semetishtë të Suahrekës. /Demokracia.com/

 

Fotografi e marrë në profilin e të ndjerit në rrjetin social Facebook.

 

Fotografi e marrë në profilin e të ndjerit në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme