Lajme
7 të lënduar në aksidentin te liqeni i Badocit
Demokracia
17:51 | 02 Maj 2022

Share:

Shtatë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur te liqeni i Badocit.

Në magjistralen Prishtinë-Gjilan, respektivisht në afërsi të pendës së liqenit të Badocit ka ndodhur një aksident mes dy veturave me ç’rast dy persona kanë mbetur të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

LEXO EDHE: 

VIDEO| Aksident në Badoc

“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka treguar Borovci.

Tutje ai ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Demokracia.com, ka siguruar pamjet e këtij aksident, të cilat ua sjellim në videon e mëposhtme. /Demokracia.com/

Të ngjashme