Lajme
VIDEO| Pamje të aksidentit tragjik në Drenas ku humbën jetën dy persona
Demokracia
18:47 | 02 Maj 2022

Share:

Dy persona kanë humbur jetën e tre të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident në fshatin Gllobar të Drenasit.

Sipas Policisë së Kosovës aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, përderisa tashmë në media dhe rrjete sociale janë shpërndarë pamje nga ky aksident.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka bërë të ditur për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Tutje ai ka treguar se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Borovci po ashtu ka treguar se tashmë njësia rajonale e trafikut është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar shkaqet që çuan deri te ky aksident tragjik. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme