Lajme
Çfarë po ndodh në Kosovë? – Tjetër aksident me dy të lënduar
Demokracia
20:15 | 02 Maj 2022

Share:

Dita e sotme është karakterizuar me aksidente të shumta trafiku, ku fatkeqësisht edhe dy persona kanë humbur jetën.

Edhe një tjetër aksident ka ndodhur sot në Kosovë, përkatësisht në fshatin Baran të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Demokracia.com, se në këtë aksident janë lënduar dy persona.

”Rreth orës 16:30 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Baran të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore”.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme kanë ndodhur edhe disa aksidente të tjera, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën 2 persona dhe 20 të tjerë janë lënduar. /Demokracia.com/

Të ngjashme