Arte
Filmi artistik ‘Vulë’ fiton çmimin ‘Regjia më e mirë’
Demokracia
11:39 | 22 Mars 2021

Share:

Filmi “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini, ka fituar çmimin “Regjia më e mirë”, në festivalin e filmit Samskara.

Filmi flet për jetën e një gruaje të quajtur Viktoria, një punonjëse të papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, e cila është e varur nga alkooli dhe bën një jetë geto, shkruan Demokracia.com.

Për realizimin e filmit “Vulë” janë bërë bashkë aktorë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

“Vulë” deri sot ka pasur premierë në Tiranë dhe Podgoricë, dhe ka fituar shumë çmime internacionale. /Demokracia.com/

No photo description available.

Të ngjashme