Lajme
“Një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO”: Maqedonci gabon rëndë nga entuziazmi, e korrigjon shpejt
Demokracia
13:27 | 27 Maj 2024

Share:

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) me funksion të ndërlidhjes së parlamenteve të shteteve anëtare, por Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, nuk dihet nëse nga padija ose nga dëshira që mund t’i ketë interferuar në gjykim, e ka quajtur votimin e suksseshëm të sotëm të avancimit të statusit prej një anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar “vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë të Kosovës në NATO-s”.

Maqedonci megjithatë iu deshën 13 minuta kohë për ta korrigjuar këtë konkluzion stër-dëshiror ku në “Edit history”-n e postimit të tij në Facebook e ka ndërruar fjalinë “Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota [në asamblenë parlamentare] të NATO”.


“Nga sot me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s. Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në asamblenë parlamentare të NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilitetin e Ballkanit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook në postimin e korrigjuar.

Çfarë do të thotë kjo?

Prej një pjesëmarrje prej vëzhguesi delegacioni kosovar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Anëtar i Asociacuar Kosova kësisoji duke u nivelizuar për nga prezenca e saj në NATO edhe me vendet fqinje në rajon si Bosnje-Hercegovina (me tre delegatë) dhe Serbia (me pesë delegatë).

Për Ministrin e Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci kjo përbënte “hap të madh për sigurinë” ngritjen e statusit të delegacionit kosvoar, por edhe “për prosperitetin e Kosovës dhe rajonit”.

Anëtarët e asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s gëzojnë jo edhe privilegje të pakta, por që megjithatë nuk kanë të drejtë të plota votimi.

Anëtarët e asocuar mund të marrin pjesë thuajse në të gjitha mbledhjet e komisoneve, nënkomisioneve dhe seancat parlamentare.

Megjithatë, ndryshe nga anëtarët e plotë të NATO-s, anëtarët e asociuar si Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk kanë të drejtë vote në raporte, rezoluta apo pozita udhëheqëse brenda Asamblesë.

Gjithashtu, nuk kontribuojnë financiarisht në buxhetin e Asamblesë.

Pavarësisht këtyre kufizimeve, anëtarësimi i asociuar u ofron këtyre vendeve mundësi të vlefshme për dialog dhe partneritet me vendet anëtare të NATO-s. U lejon atyre të krijojnë marrëdhënie me ligjvënës nga vendet e NATO-s, duke nxitur besimin dhe bashkëpunimin për çështjet e sigurisë.

Për më tepër, anëtarësimi i asociuar mund të shërbejë si një hap për vendet që aspirojnë të bëhen anëtarë të plotë të NATO-s. Kjo u jep atyre qmundësinë për t’u njohur me strukturat, procedurat dhe vlerat e NATO-s duke shfaqur përkushtimin e tyre për sigurinë kolektive.

Pjesëmarrja në Asamblenë Parlamentare të NATO-s rrit dukshmërinë ndërkombëtare të anëtarëve të asociuar, duke u mundësuar atyre të promovojnë në mënyrë efektive interesat e tyre të sigurisë dhe pozicionet globale.

Ndonëse anëtarët e asociuar nuk kanë të drejta të plota votimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ata ende luajnë një rol vendimtar në pasurimin e aktiviteteve të Asamblesë nëpërmjet pjesëmarrjes aktive, shkëmbimit të ekspertizës dhe ndikimit në diskutime.

Të ngjashme