Sport
Ende nuk është nënshkruar asgjë – Dembele kthehet në Barcelonë
Demokracia
18:04 | 06 Gusht 2023

Share:

Ousmane Dembele është shumë pranë kompletimit të transferimit te Paris Saint-Germaini, mirëpo bëhet e ditur se akoma nuk është nënshkruar marrëveshja.

Ditë më parë ishte raportuar se anësori i Barcelonës ka arritur marrëveshje me klubin francez dhe pritet ta finalizojë transferimin.

Për më shumë, ai kishte udhëtuar drejt Parisit për ekzaminimet mjekësore dhe për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Sidoqoftë, gazetari Victor Navarro e ka publikuar një video të rikthimit të tij në Barcelonë.

Në raportimin e faqeve sportive thuhet se Dembele akoma nuk ka nënshkruar asgjë me PSG-në.

Të ngjashme