Lajme
TRE SHESHIRAT E ALBIN KURTIT
Demokracia
18:19 | 25 Nëntor 2023

Share:

Veton Surroi, Martin Berishaj dhe Gani Jakupi janë tri figurat me të cilat jeta politike e Albin Kurtit është e lidhur pashmangshmërisht.

Të tre këta janë një pasqyrë në të cilën Albin Kurti shfaqet një politikan i çoroditur, aspak vizionar, komik, e mbi të gjitha shkatërrues i shpresës për barazi.

Surroi, Berishaj e Jakupi na tregojnë, secili në verzionin e tij, shpërfytyrimin politik të Albin Kurtit, shkruan Demokracia.com.

ALBIN KURTI DHE VETON SURROI

10 shkurti i vitit 2007 ishte fatal për jetën e dy protestuesve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të cilët po protestonin kundër Pakos së Marti Ahtisaarit, që kishte propozuar pavarësi për Kosovën. Demonstrata ishte thirrur nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

I hipur mbi një kamionetë, para fillimit të përplasjes së protesutesve me policinë e UNMIK-ut, Albin Kurti kishte mbajtur një fjalim të zjarrtë kundër propozimit të Martti Ahtisaarit. Pjesë e këtij fjalimi ishte edhe emri i Veton Surroit, i cili në atëkohë bënte pjesë në ekipin negociator të Kosovës. Për Kurtin, Ekipi Negociator po tradhtonte interesat e Kosovës.

“Veton Surroi e sheh andërr Titon”, bërtiste në megafon Albin Kurti. Kjo fjali kishtë nënkuptimin e qartë. Veton Surroi ishte djali i Rexhai Surroit, që i kishte shërbyer Jugosllavisë së Titos si ambasador i Jugosllavisë në Spanjë dhe në Amerikën Latine.

Por, ardhja e Kurtit në pushtet e afroi me njeriun që ëndrrat i shihte me Titon. Çuditërisht, Kurti filloi të ëndërronte për karrierën politike të Surroit. Një ëndërr e madhe për të, që ta bëjë Sekretar të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Kurtit nuk iu realizua.

“10 shkurti” | Albin Kurti thoshte “Veton Surroi e sheh andërr Titon”, po tani “ëndërron” edhe për të

Pas kësaj perpjekje të dështuar, Surroi vazhdon të mbetët si Këshilltar për Ekipin Negociator të Qeverisë Kurti, ndërkohë që vajza e tij është bërë këshilltare e kryeministrit Kurti.

E pritshme | Shfaqet Veton Surroi, relativizon përplasjen e shefit të vajzës së tij, Kurtit, me Amerikën

Albin Kurti ia punëson vajzën njeriut që thoshte se e sheh ëndërr Josip Broz Titon

Favori që kryeministri ia bëri mbështetësit të tij | Çika e Veton Surroit emërohet këshilltare e Albin Kurtit

ALBIN KURTI DHE MARTIN BERISHAJ

Emri i Martin Berishajt është i lidhur me politikën e rrezikshme të një Qeverie. Për herë të parë, një kryeministër dhe një parti në pushtet, është vënë në mbrojtje të një personi mbi të cilin rëndojnë akuza të mëdha.

Sipas mediave sllovene, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka pranuar qindra-mijëra euro nga kompaia GEN-i me seli në Beogad në emër të shërbimeve këshillimore. Sipas televizionit slloven, Planet TV, rreth 600 mijë euro para cash janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ky i fundit thuhet se ka pasur rolin e “mushkës” apo transportuesit të parave. Në xhirollogarinë e MB Consulting, kompani në pronësi të Berishajt e regjistruar në Mal të Zi, nga GEN-i dega në Serbi janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro për çdo muaj, raportonin mediat.

Kurti e mbron edhe Martin Berishajn, i cili pranoi mijëra euro nga GEN-i serb

Përmes mbrojtjes publike të një zyrtari mbi të cilin rëndojnë akuza që kalojnë kufijtë e Kosovës, Kurti po rrënonte premtimin e tij për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në fakt, mbrojtje të tilla të të akuzuarve për të cilët mediat raportojnë fakte të shumta, është bërë e zakonshme për kryeministrin Kurti. Prokuroria Speciale e Kosovës është vënë nën shënjestër të ashpër në shumë raste personalisht nga Kurti, siç ka ndodhur me njeriun e tij në KEK dhe të arrestuar me akuzë për korrupsion, Nagip Krasniqin.

ALBIN KURTI DHE GANI JAKUPI

7,500 euro është paga mujore që do të paguhet nga Qeveria e Kosovës (MPJD), Gani Jakupi, me të cilin kanë lidhur marrëdhënie kontraktuale. Jakupi, do të kryejë detyrat e një këshilltari të jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike.

Kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për Kosovën, si një vend i varfër.

Donika Gërvalla dhe ambasadori Agron Bajrami angazhojnë këshilltar me rrogë 7.500 euro në muaj

Thellohet skandali | MPJD me komunikatë tregon se lobimin për pavarësinë e Kosovës në shtetet mosnjohëse e kanë lënë në duar të Gani Jakupit

Barazia ishe kryefjala e Kurtit për vite më radhë si opozitar. Ai kishte premtuar vazhdimisht se do të angazhohej për këtë, por paga e lartë e Jakupit është një dëshmi e qartë se Kurti rrënoi edhe këtë shtyllë politike. / Demokracia.com/

Kurti refuzoi kërkesat e heronjve të Banjskës që mbrojtën Republikën, por 7500 euro për Gani Jakupin u duket vlerë modeste

Të ngjashme