Lajme
Favori që kryeministri ia bëri mbështetësit të tij | Çika e Veton Surroit emërohet këshilltare e Albin Kurtit
Demokracia
17:10 | 01 Mars 2023

Share:

Albin Kurti nuk arriti ta bëjë Veton Surroin Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për periudhën 2022-2024, por ai ia bëri një të mirë tjetër.

E bija e Veton Surroit, Zoja është emëruar Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e kryeministrit Albin Kurti.

Nga të gjithë njerëzit që merren me mediat në Qeveri, Zoja do të ketë më së shumti punë, ngase Albin Kurti jep intervista vetëm për mediat e huaja, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com e ka siguruar nga burime brenda Kabinetit të Kryeministrit edhe vendimin për emërimin e saj.

“Znj. Zojë Surroi emërohet Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e Kryeministrit”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Kurti.

Ky është vendimi i plotë:

Vlen të theksohet se kjo është qeveria më jotransparente, por që ka të punësuar shumë njerëz që detyrë e kanë të merren me mediat. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Qeveria Kurti edhe zëdhënësit e dështuar, i bëjnë ofertë një gazetareje për zëdhënëse të tretë

Të ngjashme