Lajme
Albin Kurti ia punëson vajzën njeriut që thoshte se e sheh ëndërr Josip Broz Titon
Demokracia
19:47 | 01 Mars 2023

Share:

Vajza e Veton Surroit, Zoja Surroi është emëruar Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e kryeministrit Albin Kurti.

Demokracia.com e ka publikuar sot vendimin për emërimin vajzës së Surroit, për të cilin dikur Kurti thoshte se e “sheh ëndërr ish-presidentin e ish-Jugosllavisë, famëkeqin Josip Broz Titon”.

“Znj. Zojë Surroi emërohet Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e Kryeministrit”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Kurti.

Kryeministri Kurti në protestat e përgjakshme të 10 shkurtit më 2007, kishte thënë për Veton Surroin se ky i fundit e sheh ëndërr ish-presidentin e ish-Jugosllavisë, famëkeqin Josip Broz Titon.

Favori që kryeministri ia bëri mbështetësit të tij | Çika e Veton Surroit emërohet këshilltare e Albin Kurtit

 

Në fjalimin e tij gjatë protestës, Kurti tregonte se kë e shohin ëndërr, sipas tij, politikanët e asaj kohe.

“…Ramush Haradinaj e sheh ëndërr Hagën, Agim Çeku e sheh ëndërr Ramush Haradinajn, Veton Surroi e sheh ëndërr Titon, e Fatmir Sejdiu e sheh andërr stafetën e Titos…”, deklaronte Kurti me 2007.

Protestat e 10 shkurtit u organizuan nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim kundërshtimi ndaj Pakos së Ahtisarit. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme