Lajme
Politikani serb me pretendime alarmante: Serbia po përgatit njësitë ushtarake për marrjen e veriut pak para zgjedhjeve në ShBA
Demokracia
13:32 | 04 Maj 2024

Share:

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, në një postim të fundit në rrjetin social “X”, po pretendon se Serbia po përgatit njësitë speciale ajrore për shkëputjen e veriut të Kosovës.

Sipas tij, ky aksion do të jetë në sinkronizim me një të Russië, për hyrjen në Transnistri.

Bogdanoviq tutje ka pretenduar se kjo mund të ndodhë pak para zgjedhjeve në ShBA.

“Në Serbi janë duke u bërë përgatitje për njësitë speciale paraushtarake ajrore që do të tentojnë shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës në një aksion të sinkronizuar me hyrjen e Rusisë në Transnistri. Koha do të caktohet pak para zgjedhjeve në ShBA.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme