Arte
Publikohet traileri i ri i serialit “La Casa de Papel”
Demokracia
20:49 | 13 Tetor 2021

Share:

Është publikuar traileri më i ri i serialit të njohur spanjoll “La Casa de Papel”. Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit që ka mbajtur të mbërthyer shikuesit, do të transmetohet më 3 dhjetor.

Në trailerin e publikuar në YouTube nga “Money Heist”, është paralajmëruar fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga Policia. Vlen të përmendet se sezoni i pestë dhe i fundit i këtij seriali i ka dy pjesë.

Pjesa e parë është publikuar më 3 shtator 2021, teksa pjesa e dytë do të publikohet më 3 dhjetor.

Aktorët e këtij sezoni do vijojnë të jenë Lisbonë (Itziar Ituño), Berlin (Pedro Alonso), Rio (Miguel Herrán), Úrsula Corberó si Tokio, Jaime Lorente si Denver, Esther Acebo si Stokholm, Hovik Keuchkerian si Bogota, Rodrigo de la Serna si Palermo, Najwa Nimri si Alicia Sierier, Belén Cuesta si Manila, Enrique Arce si Arturo, Darko Peric si Helsinki, Luka Peros si Marseille, Fernando Cayo si Coronel Tamayo dhe José Manuel Poga si Gandía.

Të rinj në sezonin 5 janë Patrick Criado si djali i Berlinit Rafael, Miguel Ángel Silvestre si ish i dashuri i Tokios René, José Manuel Seda si shefi i ushtrisë Sagasta.

Të ngjashme