Lajme
“Shi” molotovësh drejt Bashkisë së Tiranës, Berisha dhe Meta injorojnë apelin e ambasadave
Demokracia
12:23 | 26 Prill 2024

Share:

Këtë të premte, militantët e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë dalë për herë të katërt në protestë para bashkisë së Tiranës, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni.

Protestuesit kanë hedhur sërish molotovë në drejtim të Bashkisë duke rrezikuar jetët e policëve dhe duke bërë që godina të përfshihet nga flakët.

Siç duket nga pamjet, flakët kanë përfshirë hyrjen e institucionit teksa është dashur ndërhyrja me fikëse zjarri.

Të premten e kaluar OSBE dhe ambasadat italiane, britanike dhe ajo amerikane dënuan dhunën në tubim dhe kërkuan distancimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës nga akte të tilla. Thirrje këto që mesa duket kanë rënë në vesh të shurdhët.

Të ngjashme