Lajme
Dorëhiqen njëri pas tjetrit | S’dëshirojnë të punojnë me presidenten Osmani
Demokracia
09:58 | 01 Dhjetor 2023

Share:

Duhet të jetë e vështirë për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, të shoh fotografinë e 6 prillit 2021, ditës së parë kur mori detyrën si e para e shtetit dhe ta krahasojë me gjendjen që ajo ka sot më 1 dhjetor 2023.

Zyrtarët e përzgjedhur nga ajo për të qenë pjesë e kabinetit, po i ikin njëri pas tjetrit, shkruan Demokracia.com.

Këshilltarja për media, Donjeta Miftari, këshilltari juridik Artan Murati dhe së fundmi edhe shefi i stafit Blerim Vela, i cili shquhej për gjuhën skandaloze në reagimet e tij, janë vetëm tre prej zyrtarëve kryesorë të saj që e braktisën punën në institucionin më të lartë shtetëror në Republikën e Kosovës.

Dorëheqja | Vela nuk falënderon për bashkëpunim presidenten Osmani, por vetëm “kolegët në Presidencë”

Tashmë është pothuajse e qartë që të rrallë janë ata që dëshirojnë të punojnë me presidenten Osmani, e cila po sillet sikur të ishte një zyrtare e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti. Madje, edhe këshilltaret e saj më të afërta, në takime joformale me njerëz, po flasin rreth papërshtatshmërisë së Osmanit për të punuar me të.

Vjosa Osmani dy vjet në krye të shtetit | Noterja përçarëse e Albin Kurtit që ia panë “hairin” veç tezaket

 

E turpshme| Presidentja Osmani vazhdon ta bëjë detyrën e zëdhënëses së Kurtit, kërkon ndërprerjen e grevës

Gjatë ushtrimit të mandatit të saj, presidentja Osmani është shndërruar në një sulmuese të ashpër të institucioneve, sidomos atyre të drejtësisë, duke përvetësuar gjuhën e rëndë e linçuese të një partie politike.

Edhe pse e para e shtetit, si një person që qëndron mbi politikën ditore dhe duhet të kujdeset për besueshmërinë e institucioneve, ajo ka bërë pikërisht të kundërtën: rrënimin e besueshmërisë.

Presidentja Osmani ka përdorur diskurs të ngjashëm me kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët prej kohësh sulmojnë ashpërsisht institucionet e drejtësisë dhe prokurorisë, të cilat ende nuk kanë arritur t’i “kapin” në plotni.

Skandaloze | Presidentja Osmani nxiti qytetarët të mos i besojnë drejtësisë dhe të mos e denoncojnë krimin

Presidentja Osmani në disa raste ka dëshmuar se nuk përfaqëson as unitetin e popullit dhe se është në shërbim të agjendës politike. Së fundmi, ajo ka kërcënuar hapur deputetët e Kuvendit të Kosovës në rast se do të ndërmerrnin rrugën për ta çuar në Kushtetuese mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit, për të cilën LDK-ja më pas nuk i ka dhënë as nënshkrimet.

“Kush do betejë politike me mua, betejë do të ketë” | Presidentja Osmani i kërcënon deputetët, i jep fund përfaqësimit të unitetit të popullit

Po ashtu, Osmani nuk ka qenë në gjendje të mbështesë as nxënësit kosovarë, si palë më e dobët, gjatë fillimit të vitit shkollor në muajin shtator të vitit 2023. Ajo ka mbajtur hapur qëndrim në favor të Qeverisë së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk arriti të sigurojë librat falas për nxënësit, ashtu siç kishin bërë të gjitha qeveritë që nga viti 2008. /Demokracia.com/

Mospajisja e nxënësve me libra | Osmani anon kah Qeveria në urimin për fillimin e vitit shkollor: Arsimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe tekste

Të ngjashme