Lajme
Skandaloze | Presidentja Osmani nxiti qytetarët të mos i besojnë drejtësisë dhe të mos e denoncojnë krimin
Demokracia
21:09 | 17 Tetor 2023

Share:

Nëse profesorët e Vjosa Osmanit do ta dëgjonin konferencën e sotme të saj, me siguri se do t’i binin pishman që ia mundësuan asaj të marrë titullin Doktor Shkence në Drejtësi.

Për më tepër, studentët e saj në Fakultetin Juridik, nga kjo konferencë mund të marrin mësimin më të madh dhe atë sesi nuk duhet të jetë një juriste, shkruan Demokracia.com.

Sot në mesditë, presidentja Osmani la mënjanë arritjet akademike, duke u prezantuar si një studente e dobët që nuk ka mësuar asgjë gjatë shkollimit disavjeçar.

Në konferencën e saj për media, ku njoftoi se nuk ka dekretuar propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për Kryeprokuror, konkretisht Blerim Isufajn, presidentja Osmani ka skandalizuar me gjuhën sulmuese mbi institucionet e drejtësisë kosovare.

Edhe pse e para e shtetit, si një person që qëndron mbi politikën ditore, duhet të kujdeset për besueshmërinë e institucioneve, ajo ka bërë pikërisht të kundërtën: rrënimin e besueshmërisë.

Presidentja Osmani ka përdorur diskurs të ngjashëm me kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët prej kohësh sulmojnë ashpërsisht institucionet e drejtësisë dhe prokurorisë, të cilat ende nuk kanë arritur t’i “kapin” në plotni.

Osmani bëri të ditur se ka marrë kërcënime gjatë procesit për dekretimin e Kryeprokurorit, nga disa persona për të cilat ajo tha se do të njoftojë më gjerësisht në një periudhë të ardhshme kohore. Një deklaratë publike kjo paksa e çuditshme, veçanërisht kur vjen nga e para e shtetit.

“Shqetësuese është kur zyrtarët e institucioneve tona të drejtësisë mendojnë se mund ta kërcënojnë kreun e shtetit në një vend demokratik. Mbajeni mend këtë, në një vend demokratik, ata që mendojnë se mund të marrin vendime duke kërcënuar kreun e shtetit, do të përfundonin jashtë sistemit. Por, për fat të keq e kemi sistemin si e kemi, prandaj vetingu është i domosdoshëm si proces”, theksoi Osmani.

E pyetur se nga kush i janë bërë kërcënimet dhe a është drejtuar tek organet e rendit për këtë kërcënim, Osmani theksoi se kjo do të duhej të ishte procedura e duhur në rastet kur funksionon një sistem i drejtësisë.

“Kjo është sikur të thuash shko dhe deponoje tek ata që të kanë kërcënuar. Por, për këto çështje do të flas më në detaje në një periudhë të mëvonshme sepse insistimi ynë si Presidencë është që fokusi të jetë tek vlerësimi i procedurës”, deklaroi Osmani.

Kjo është një nga deklaratat më skandaloze të bëra nga një drejtues i shtetit të Kosovës, pasi që është një nxitje e hapur për qytetarët e Kosovës që të mos i besojnë këtyre organeve shtetërore.

Gjithashtu, përmes kësaj deklarate, Presidentja e Kosovës ka nxitur hapur qytetarët që të mos denoncojnë krimin tek këto institucione, pasi sipas saj ato nuk janë në krye të detyrës. /Demokracia.com/

“Isufaj nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror” | Presidentja Osmani i nënshtrohet kryeministrit, e bën vendim deklaratën e Kurtit, nuk e emëron Kryeprokurorin – Demokracia

Skandaloze | Osmani me fjalor të Kurtit sulmon hapur segmente të shtetit të Kosovës: Nuk i besoj institucioneve të drejtësisë – Demokracia

 

Të ngjashme