Lajme
Dorëheqja | Vela nuk falënderon për bashkëpunim presidenten Osmani, por vetëm “kolegët në Presidencë”
Demokracia
15:36 | 30 Nëntor 2023

Share:

Blerim Vela nuk është më shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.

Pas tri vite shërbim, Vela dha dorëheqje nga kjo pozitë për arsye ende të panjohura, shkruan Demokracia.com

Ekskluzive: Blerim Vela largohet nga pozita e shefit të stafit të presidentes, Osmani ia pranon dorëheqjen (Dokument)

Përmes një postimi në Twitter, Vela tregoi se nuk është më pjesë e stafit të presidentës.

Në postim, Vela falenderoi vetëm kolegët e presidencës por jo edhe presidenten Osmani.

Përkundër që për tre vite punoi për presidente, Vela duket se s’qenka ndarë në mënyrën më të mirë.

Ai gjatë kohës sa ishte shef i stafit sulmoi gazetarët me fjalorë jo institucional, duke shkuar aq largë sa i lidhte me skemat e Beogradit.

Skandali i fundit i Velës ishte me gazetarin në pension, Fahri Musliu, ku tha se është mirë që të bënte testin e ADN-së me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq./Demokracia.com/

Të ngjashme