Lajme
90% e votave numërohen në Maqedoni, Fronti Evropian i Ali Ahmeti prin 28 mijë vota mbi VLEN-in
Demokracia
23:41 | 08 Maj 2024

Share:

Numërimi i votave është duke prekur fundit në Maqedoni të Veriut ku veçse rreth 90% të votave janë numëruar, me VMRO-në si forcë kryesore me 43% të votave (59 mandate), Frontin Evropian të udhëhequr nga Ali Ahmeti me 14.1% të votave (18 mandate) dhe taborrin tjetër shqiptar VLEN me 11% të votave (13 mandate). Fronti Evropian është në epërsi me rreth 28 mijë vota ndaj VLEN-it.

Ali Ahmeti veçse ka shpallur fitoren e koalicionit të tij duke e quajtur Frontin Evropian si fituese legale dhe legjitime e zgjedhjeve, dhe si forca e dytë në vend.

Ndërkaq nga koalicioni VLEN veçse kanë njoftuar se qysh nesër do të nisin bisedimet për të hyrë në qeveri me liderin nacionalist maqedonas, Hristijian Mickoskin të VMRO-së.

Të ngjashme