Lajme
E turpshme| Presidentja Osmani vazhdon ta bëjë detyrën e zëdhënëses së Kurtit, kërkon ndërprerjen e grevës
Demokracia
16:59 | 06 Shtator 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të duhej të ishte zëri unifikues, po sillet sikur të ishte zëdhënëse e kryeministrit Albin Kurti.

Pavarësisht takimit që kishte javën e kaluar me përfaqësuesit e Sindikatave të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani e ka ndalur aktivitetin pa ofruar asnjë zgjidhje.

Ashtu sikurse ka vepruar deri më tani, njëjtë edhe për çështjen e grevës së mësimdhënësve, Vjosa Osmani po sillet sikur të ishte “zëdhënëse” e Albin Kurtit, shkruan Demokracia.com.

Osmani nga Mamusha ku qëndroi sot për vizitë ka kërkuar që mësimdhënësit ta ndërpresin grevën dhe nxënësit t’u kthehen bankave shkollore.

Ajo ka thënë se është i papranueshëm dëmi që po u bëhet nxënësve me vazhdimin e grevës në sektorin e arsimit.

“Dëmi që i bëhet fëmijëve, duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm. Dëmi që po bëhet për fëmijët, nuk ka kthim prapa. Ligji i Pagave do të vijë, por koha që po e humbin fëmijët tanë nuk do të mund ta kthejmë. Nga këtu iu bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve në Mamushë dhe çdo kund në Kosovë t’i bashkojnë forcat që të kthehen në shkolla, që t’ia ofrojnë të gjithë përkrahjen e mundshme dhe diturinë nxënësve, fëmijëve tanë, fëmijëve të gjithë Republikës së Kosovës dhe tani të ecim përpara në realizimin e kërkesave nacionale brenda mundësive që Republika e Kosovës i ka”, ka thënë Osmani. /Demokracia.com/

Të ngjashme