Lajme
DOKUMENT | Komuna e Përparim Ramës lidh kontratë me procedurë të njëanshme për ndërtimin e kulmit që “fluturoi” në Arbëri
Demokracia
14:27 | 27 Shkurt 2024

Share:

Një vajzë 23-vjeçare është lënduar si pasojë e goditjes nga materiale që kanë rënë nga kulmi i ndërtesës së komunës së re në Prishtinë, i cili u shemb në janar të këtij viti.

Ndonëse kontrata për rindërtimin e kulmit dhe ndërtimin e disa punëve në katin nën kulm nuk ka përfunduar, Komuna e Prishtinës ka lidhur një tjetër kontratë që të bëjë ndërtimin e kulmit, shkruan Demokracia.com.

Më procedurë të negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë, e cila ndryshe njihet si procedurë e njëanshme, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë për ndërtimin e kulmit të objektit të komunës në lagjen ‘Arbëria’.

Siç ka parë Demokracia.com, komuna kishte vendosur një çmim prej 130 mijë euro për kryerjen e punimeve, por kontrata është lidhur me një çmim prej 1000 euro më pak.

Komuna e Prishtinës ua ka dërguar ofertat për negocim vetëm dy kompanive: 1. “Aura Invest” shpk, e cila ka ofertuar me çmim prej 148 mijë euro dhe 2. “Limitproject”, që ka ofertë me çmim prej 129 mijë euro. Meqë se kriter kryesor ka qenë “çmimi më i lirë”, kontrata është lidhur me kompaninë e dytë.

Nga momenti që do të fillojnë punimet, kontraktuesi duhet t’i përfundojë ato brenda 30 ditëve.

Në dosje është publikuar edhe gjendja ekzistuese e kulmit.

Tashmë prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rrëzimin e kulmit dhe dy persona janë ndaluar nga policia.

Në gjysmën e muajit korrik, Komuna e Prishtinës dhe kompania “NBT-ING” kishin nënshkruar kontratë për “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së re”. Çmimi i kontratës më të cilën u morën vesh kompania dhe komuna ka qenë fiks 386,096.29 euro. Demokracia.com ka parë dosjen e tenderit të nënshkrimit të kësaj kontrate dhe aty shihet se kompania kishte vendosur shumë më të lartë sesa çmimi që kishte vendosur kompania fituese. Fiks 700 mijë euro ka qenë çmimi që kishte vendosur komuna dhe bëhej fjalë për ndërtimin e kulmit, si dhe renovimin dhe mobilimin e një kati nën kulm. /Demokracia.com/

Lexo edhe:

DOKUMENT | Kompania e afërt me Vetëvendosjen ndërtoi kulmin e ndërtesës së Komunës së Prishtinës, ndërroi pronësinë për shkak të dallavereve me tenderë

DOKUMENTE | A bëri dallavere me tenderin Komuna e Prishtinës, kur përzgjodhi kompaninë për rikonstruimin e kulmit të objektit në komunën e re?

DOKUMENTE | Komuna e Prishtinës e shkeli ligjin, nuk lëshoi leje për rindërtimin e kulmit të objektit të saj

DOKUMENTE | Kulmi që “fluturoi” ishte mbi zyrën superluksoze si “suitë hoteli” që po i bëhej gati Përparim Ramës

Të ngjashme