Lajme
Serwer: Aleksander Vulin është gishti i mesit të Aleksander Vuçiqit
Demokracia
13:32 | 01 Maj 2024

Share:

Vendimi i Aleksander Vucicit për të rikthyer në pushtet dhe qeveri Aleksander Vulinin e sanksionuar nga SHBA-të ka nxitur reagime të shumta.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se janë të zhgënjyer të shohim emrat e dy të sanksionuarve që janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re të Serbisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori amerikan që ndjek zhvillimet politikë në rajon, Daniel Serëer.

Profesori amerikan ka thënë se “Vulin është gishti i mesit të Aleksander Vucicit”.

Aleksander Vulin ishte vendosur nën sanksionet amerikane pas sulmit të ndodhur në Banjskë dhe Vuçiq ishte detyruar ta shkarkojë nga pozita e shefit të BIA-s.

Të ngjashme