Një vajzë 23-vjeçare është lënduar si pasojë e goditjes nga materiale që kanë rënë nga kulmi i ndërtesës së komunës së re në Prishtinë. Kulmi që u demolua duke rrezikuar punëtorët e komunës dhe kalimtarët është rindërtuar para pak javëve, shkruan Demokracia.com.
Komuna e Prishtinës ka shkelur Ligjin për Ndërtim kur e ka kontraktuar kompaninë “NBT-ING” të bëj rikonstruimin e kulmit të objektit të komunës së re.
Demokracia.com ka gjetur se Komuna e Prishtinës, fillimisht është dashur të lëshojë një leje ndërtimore për këtë, pastaj të lejojë fillimin e punimeve dhe kjo nuk ka ndodhur.
Zakonisht, komuna lëshon leje për të gjitha rastet e ndërtimit, rindërtimit, rrënimit, etj.
Demokracia.com në javën e kaluar ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës në lidhje me atë se a është lëshuar një leje e tillë edhe kur është bërë kulmi i ri i objektit komunal, ku edhe në brendësi të tij, në katin më të lartë është prekur konstruksioni.
Komuna e Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
Leja nuk është e publikuar as tek ueb faqja e komunës ku janë publikë të gjitha lejet.
Ligji Nr. 04/L- 110 për Ndërtim, i cili është në fuqi parasheh saktë se në cilat raste duhet të lëshohet leje nga organet përkatëse.
Kreu i VI, kapitulli “Lejet ndërtimore” i këtij ligji, flet për llojet për të cilat lëshohet leja ndërtimore:
“1. Leja ndërtimore kërkohet për aktivitetet vijuese:
1.1. ndërtimi i ri (përfshirë montazhet);
1.2. rindërtimi i objekteve ekzistuese;
1.3. rrënimi i objekteve ekzistuese, dhe
1.4. riparimi i objektit ndërtimor, nëse ndodh ndryshim thelbësor i tij krahasuar me situatën para paraqitjes së dëmit nga katastrofat natyrore, luftërat apo ngjarjet e ngjashme.
1.5. intervenimet në fasadat dhe strukturën (sanimet) e një objekti ekzistues”.
Intervenimi i komunës bie në katër kategori dhe është dashur të lëshohet edhe leje për rrënim, leje për riparim dhe rindertim, pasi ka pasur edhe intervenime brenda dhe në strukturë.
Pos kulmit që është bërë i ri, komuna e ka prekur krejt konstruksinon edhe të katit përfundi kulmit dhe pastaj e ka bërë edhe mobilimin e tij, duke filluar nga kuzhina.
Se ka pasur intervenime në katin e fundit shihet edhe nga “paramasa dhe parallogaria” që komuna e ka publikuar tek njoftimet për këtë procedurë tenderuese:
Një leje të ngjashme, Komuna e Prishtinës më 26 shtator 2023 e ka lëshuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme, për ndërtimin e ankesit të stacionit policor dhe rindërtmin e kulmit dhe atë nga nënkulmi në etazhë të plotë.
Kodi Penal i Kosovës ka paraparë sanksione për punimet ndërtimore që janë në kundërshtim me ligjin. /Demokracia.com/
Lexo edhe: