Sport
Bekaj konfirmon: Nuk largohem nga Tirana
Demokracia
15:14 | 18 Gusht 2022

Share:

 “Do të jem te Tirana për të paktën edhe një sezon. Kam kontratë dhe do ta respektoj deri ditën e fundit”. Visar Bekaj e filloi prononcimin për mediet përpara duelit të së premtes ndaj Kukësit me një lajm të mirë për tifozerinë bardheblu.

“Gardiani” dardan synon të fitojë një tjetër titull kampion me rekordmenët e futbollit shqiptar, ndërkohë që foli edhe për kundërshtarët dhe Taulant Seferin, i cili ka oferta të shumta dhe mund të largohet nga Tirana.

“Objektivi? Çdo vit kampionati bëhet edhe më i vështirë këtu në Shqipëri. Tirana gjithmonë e ka synuar vendin e parë që të shpallet kampion.

Shpresoj që me këtë grup që kemi dhe me këto lojtarë që janë afruar së fundmi, të kemi edhe më shumë përmirësim dhe të vazhdojmë më tej pavarësisht largimeve të shumta.

Jemi duke u përshtatur me njëri-tjetrin edhe pse 70% i ekipit ka mbetur, ai 30% është duke u kuptuar mirë me grupin tjetër të skuadrës.

Rivalët? Të gjithë janë kundërshtarët e Tiranës, nuk ka kundërshtar të lehtë”, deklaroi portieri i Kosovës. Në fund një koment për goleadorin Seferi.

“Seferi është futbollisti më i mirë i kampionatit, do të jetë një mungesë e madhe nëse largohet, por kemi lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë shumë mirë”, theksoi 25-vjeçari nga Prishtina.

Të ngjashme