Lajme
Aksident në Durrës, raportohet për dhjetë të lënduar
Demokracia
22:18 | 25 Maj 2024

Share:

Një akident masiv ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Plepave në qytetin e Durrësit.

Euronews Albania bën me dije se në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe janë lënduar 10 persona, midis të cilëve dhe një oficer policie.

Personat e lënduar janë në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm me plagë të vogla.

Ata janë paraqitur në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake raportohet për dëme të shumta materiale, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme