Sport
Leverkuseni fiton Kupën e Gjermanisë, Xhaka heroi i ndeshjes, goli i tij ua solli titullin
Demokracia
22:05 | 25 Maj 2024

Share:

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Kaiserslautern, në ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Xhaka shënoi një eurogol nga distanca në minutën e 16’të dhe mjaftoi ky shënim për ta shpallur kampion në DFB Pokal skuadrën e Xabi Alonsos.

Kujtojmë që ky ishte titulli i dytë këtë sezon për Leverkusenin, pasi triumfit në Bundesliga.

Të ngjashme