Sport
“Boom-boom” – Super Xhaka, shënon gol fantastik në finale të Kupës së Gjermanisë
Demokracia
21:25 | 25 Maj 2024

Share:

Ylli kosovar me nënshtetësi zvicrane, Granit Xhaka, po kalon një nga sezonet më të mira në karrierë, duke bërë paraqitje fantastike ndeshje pas ndeshje me Bayer Leverkusen.

Xhaka që fitoi Bundesligën me Leverkusen dhe deri para pak ditësh ishin skuadra e vetme pa humbje në të gjitha garat këtë sezon, është duke luajtur në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Kaiserslautern.

Pjesa e parë në Olympiastadion ka përfunduar me epërsinë 1:0 të Leverkusenit, me golin e jashtëzakonshëm të shënuar nga Granit Xhaka në minutën e 17-të nga një distancë e largët.

Të ngjashme