Lajme
Biden “i vendosur” të mos dërgojë ushtarë amerikanë në Ukrainë
Demokracia
22:51 | 25 Maj 2024

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se nuk ka ndërmend të dërgojë trupa në Ukrainë.

“Nuk ka ushtarë amerikanë në luftë në Ukrainë. Unë jam i vendosur të vazhdoj kështu, por ne jemi të fortë me Ukrainën dhe ne do të qëndrojmë me ta”, tha ai gjatë një fjalimi në klasën e diplomuar në West Point, akademia Ushtarake në Nju Jork.

Muajin e kaluar, ligjvënësit amerikanë miratuan një marrëveshje ndihme prej 56.2 miliardë euro për Ukrainën pas muajsh vonese në Kongres për kundërshtimin e republikanëve të linjës së ashpër, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin priste që aleanca ushtarake e NATO-s të “thyhet” pasi Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt 2022.

“Në vend të kësaj, aleanca më e madhe e mbrojtjes në historinë e botës është më e fortë se kurrë,” tha ai.

Të ngjashme