Arte
Albumi i Raif Hysenit nominohet për çmimin “Cd of the Year” në New York
Demokracia
13:56 | 13 Prill 2021

Share:

Albumi i muzikantit shqiptar Raif Hyseni është nominuar për çmimin ‘CD of the Year” nga revista  “Accordion Stars” në New York.

Bordi redaktues dhe shkrimtarët e revistës “Accordion Stars” kanë përzgjedhur personalitetet e fizarmonikës për vitin 2021, ndër to edhe bashkëshortin e këngëtares së njohur të muzikës popullore shqiptare, Merita Halili, Raif Hysenin.

Muzikanti shqiptar jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vitin e kaluar realizoi një album me muzikën e tij, si trashëgimi e vlerave etnomuzikore dhe bashkëpunimeve të shumta ndër vite.

Lajmi për nominimin e albumit të Hysenit është bërë i ditur nga kryeredaktorja e revistës, Anna Cordoba.

CD-albumi i Raif Hysenit u publikua në dhjetor të vitit 2020. Në album marrin pjesë 28 muzikantë. Muzikantët janë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Por gjithashtu marrin pjesë edhe muzikantë amerikanë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme