Lajme
Ministri Liburn Aliu publikisht e falënderon Edi Ramën për projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë
Demokracia
20:58 | 22 Maj 2024

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zakonisht është në thumb të kritikave të zyrtarëve të VV-së dhe të Qeverisë Kurti.

Por, sot ka ndryshuar diçka. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka falënderuar publikisht kryeministrin shqiptar.

Kjo pasi Rama, sot në një konferencë për media me kryediplomatin britanik David Cameron, ka treguar se kanë folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Duket se ky veprim e ka prekur ministrin Aliu.

Faleminderit Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, për këtë hap të rëndësishëm drejt realizimit të projektit kombëtar të linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në “Facebook”, duke shpërndarë edhe konferencën e kryeministrit shqiptar me kryediplomatin britanik.

Të ngjashme